Luljeta Zhubi, drejtoreshë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ka dhënë detaje për të plagosurit në veri që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë spital.
Drejtoresha Zhubi konfirmoi se një person i nacionalitetit serb, i plagosur, është nisur për trajtim të mëtejmë në QKUK. Ndërsa një polic i Kosovës është duke u ekzaminuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Një serb i plagosur është nisur për QKUK. Një polic i yni, i lënduar, por jo me armë zjarri është duke u ekzaminuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, tha Zhubi.
Policia ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve deri më tani. Si pasojë e sulmeve ndaj policëve në veri në orët e para të ditës së somte u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, ky i fundit e kaloi me sukses operacionin dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia u ka bërë thirrje “grupeve kriminale” që të dorëzohen.
Gjithashtu është bërë identifikimi i një sasie të konsiderushme armësh e municioni.