Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në PKK Jarinje, ku i dyshuari ka tentuar t’i japë para zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë si “Dhënie e ryshfetit”.
