UBT News

Serbi: Arrestohet kryebashkiaku i Obrenovcit, shpërdoroi mbi 1 milion euro

Policia serbe ka arrestuar kryebashkiakun e qytetit të Obrenovcit, Milorad Grcic, si dhe 14 zyrtarë të tjerë të administratës lokale. Grcic, i cili aktualisht mban postin e kryebashkiakut, nuk akuzohet për abuzime në këtë pozicion, por për shpërdorim detyre gjatë periudhës kur ai ishte drejtor i përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike të Energjisë Elektrike të Serbisë.

Prokuroria ka njoftuar se Grcic dyshohet për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti, me një dëm që, sipas hetimeve, kalon shumën prej 1 milion eurosh për shtetin. Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte njoftuar operacione policore kundër korrupsionit vetëm 10 ditë më parë.

Arrestimet kanë shkaktuar reagime të ndryshme, duke përfshirë akuza nga opozita se prokuroria është e lidhur ngushtë me interesat politike të Vuçiç. Ata shohin këto veprime si një mënyrë për të pastruar imazhin politik të presidentit dhe qeverisë.

Kjo ngjarje është pjesë e një fushate më të gjerë të autoriteteve serbe për të luftuar korrupsionin në nivele të ndryshme të administratës publike, megjithatë disa e konsiderojnë këtë si një lëvizje për të arritur qëllime politike./UBTNews/

Exit mobile version