“Të gjithë ata që vaksinohen deri më 31 maj, do të marrin 25 euro”, deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Do të shpërblehen njerëzit, që tregojnë përgjegjshmëri. Ndërsa të punësuarve në sektorin publik, që refuzojnë vaksinimin, në rast të sëmundjes nga koronavirusi do t’u hiqet e drejta e pagesës gjatë periudhës së raportit”.
Pasi në Serbi janë vaksinuar plotësisht 1,3 milionë serbë, programi ka mbetur në vendnumëro. Serbia shpreson, që ta avancojë fushatën e vaksinimit të enjten (06.05) duke ofruar vaksinim edhe në qendrat tregtare.
“Unë në literaturën mjekësore nuk kam lexuar prej askujt, që të jetë paguar për vaksinimin ndaj koronavirusit”, tha epidemiologu serb Zoran Radovanoviq. “Kësisoj ne do të jemi të parët në Europë, e madje edhe në botë.”
Me këtë masë njerëzit nga shtresat e varfëra do të kenë një ofertë tërheqëse për t’u vaksinuar. Megjithatë Radovanoviç, tërhoqi vëmendjen, se ky aksion i shtetit mund të ngjallë edhe mosbesim në popull. “Logjika është: nëse shteti paguan për mua, për diçka që është në dobinë time, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon”./DW