UBT News

Serbët protestojnë në veri

Qindra qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës kundër mos lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilat do të mbahen më 3 prill në Serbi.

Ata mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti shkatërrove marrëveshjen e Brukselit, shkatërrove të gjitha”.

“Duam vetëm të drejtat tona njerëzore”, “Serbët e Kosovës besojnë vetëm në presidentin Vuçiq dhe të ngjashme”, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe politikanë serbë, deputetë në Kuvendin e Kosovës, anëtarë të qeverisë, kryetarë komunash, si dhe përfaqësues të Listës serbe.

Ata janë duke shëtitur rrugës kryesore të veriut të Mitrovicës dhe deri tek ura kryesore.

Exit mobile version