UBT News

Serbët në Graçanicë kërkojnë lirimin e të të dyshuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve

Në Graçanicë po protestohet sërish në shenjë kundërshtie ndaj arrestimit të Dragisha Milenkoviq.

Serbët janë mbledhur për herë të katërt para komunës, me kërkesën për lirimin e tij dhe serbëve të tjerë të arrestuar.

Për Milenkoviq, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në protestë po marrin pjesë kryetarja e Graçanices, Liliana Shubariq dhe ai i Shtërpcës, Delibor Jevtiq.

“Anamorava është me Vuçiqin”, “Prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” dhe “Liri për të gjithë serbët e arrestuar”, po shkruan në pankartat e protestuesve.

Exit mobile version