Në Graçanicë po protestohet sërish në shenjë kundërshtie ndaj arrestimit të Dragisha Milenkoviq.
Serbët janë mbledhur për herë të katërt para komunës, me kërkesën për lirimin e tij dhe serbëve të tjerë të arrestuar.
Për Milenkoviq, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në protestë po marrin pjesë kryetarja e Graçanices, Liliana Shubariq dhe ai i Shtërpcës, Delibor Jevtiq.
“Anamorava është me Vuçiqin”, “Prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” dhe “Liri për të gjithë serbët e arrestuar”, po shkruan në pankartat e protestuesve.