Serbët nga veriu i Kosovës janë mbedhur në Mitrovicën e Veriut për të protestuar kundër njoftimit të Prishtinës zyrtare për hapjen e urës mbi lumin Ibër ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore.
Organizatorët aty u bënë thirrje disa herë protestuesve që të mblidhen të gjithë bashkë në podium, përndryshe nuk do të nisë tubimi.
Gjatë fjalimit ata thanë se me vendimin për hapjen për qarkullim të urës mbi lumit Ibër, Prishtina po kërkon ta hapë Kutinë e Pandorës për popullin serb aty dhe se kjo urë është simbol i mbijetesës së tyre./UBTNews/