Sot në mëngjes nga Graçanica për në Serbi janë nisur afër 2 mijë e 500 votues, të cilët do ta kryejnë obligimin qytetar në vendvotimet në Kurshumli.
Një numër i madh i qytetarëve janë nisur edhe me vetura private. Në Kurshumli sot në mëngjes kanë shkuar edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Kryetarja e Graçanicës, Lilana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, sot ka kryer detyrën qytetare në vendvotimin në Kurshumli.
Qytetarët serbë thanë se presin përmirësim ekonomik, paqe dhe siguri. Sinisha Gjorgjeviq mendon se do të ketë votues të shumtë nga Kosova që do të shkojnë në Serbi për të votuar, pasi presin që të jetojnë ende më mirë.
“Para së gjithash dalje të madhe ku do të tregohet vullneti i qytetarëve se çfarë mendojnë për qeverinë e kaluar dhe ndonjë të re, mendoj se dalja do të jetë shumë e mirë dhe sigurisht për sa na përket neve qëllimi parësor është të qëndrojmë dhe të mbijetojmë këtu, jo si ka qenë deri më tani, por natyrisht më mirë dhe diçka më e lehtë të jemi në gjendje të funksionojmë dhe të jetojmë për të punuar për të fituar thjesht për të jetuar jetën që duhet të jetojmë”, deklaroi ajo.
Verica Mlladenoviq thotë se duan arsim më të mirë për të rinjët dhe pensione më të mëdha për të moshuarit.
Milena Stanojeviq thotë se kanë transportin e siguruar për të shkuar dhe kryer obligimin qytetar.