Një gjykatë në “Republikën Popullore të Donetskut” separatiste ka dënuar me vdekje dy shtetas britanikë dhe një maroken.
Britanikët Shaun Pinner, Aiden Aslin dhe marokeni Saadun Bragim shërbyen në Brigadën e 36-të të Parashutistëve dhe u kapën ndërsa luftonin në rajonin juglindor të Donbasit, njoftoi Agjencia e Lajmeve Donetsk.
Agjencia pretendoi se “veprimet e mercenarëve çuan në vdekje dhe plagosje të civilëve”./UBTNews/