UBT News

Senatorja aborigjene nënvizon padrejtësitë, sfidon Mbretin Charles

Gjatë vizitës së Mbretit Charles III në Australi, senatorja aborigjene, Lidia Thorpe, i bëri një deklaratë të fortë në Parlament, duke e sfiduar atë me fjalët: “Kjo nuk është toka jote. Ti nuk je mbreti ynë.” Kjo ngjarje ndodhi në ditën e dytë të takimeve të mbretit në kryeqytetin Canberra.

Mbreti Charles, i cili u prit nga kryeministri australian Anthony Albanese dhe lideri i opozitës, Peter Dutton, kishte mbajtur një fjalim ku theksoi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe u përmendi banorët indigjenë të Australisë. Pas përfundimit të fjalës së tij, Thorpe iu afrua podiumit, duke shprehur zemërimin e saj për historinë koloniale të vendit.

“Ju keni kryer gjenocid kundër popullit tonë. Na ktheni tokat tona. Na ktheni atë që na vodhët,” tha ajo, duke i kërkuar mbretit që të pranojë përgjegjësitë për pasojat e kolonizimit. Thorpe e quajti mbretin një “gjenocid” dhe theksoi se kurora britanike nuk ka legjitimitet në këto toka.

Ajo kërkoi gjithashtu që të ketë një traktat në Australi për të njohur të drejtat e popujve indigjenë. Pas fjalimit të saj, senatorja Thorpe u nxor nga Parlamenti nga rojet e sigurisë.

Ngjarja ndodhi në një kontekst më të gjerë, ku “Deklarata Uluru” e vitit 2017 kishte kërkuar të drejtat e fjalës dhe një traktat për popullin indigjen. Megjithatë, një referendumi i fundit për “Zërin Indigjen në Parlament” dështoi, me 60.5 për qind të votuesve që ishin kundër krijimit të një delegacioni të tillë.

Kjo situatë reflektën tensionet dhe sfidat e vazhdueshme për njohjen e të drejtave të popujve indigjenë në Australi dhe përpjekjet për të trajtuar historinë e kolonizimit./UBTNews/

 

 

Exit mobile version