UBT News

Senatori amerikan Sanders kritikon arrestimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil

Senatori amerikan Bernie Sanders ka kritikuar arrestimin e studentit palestinez dhe aktivistit Mahmoud Khalil, i cili udhëhoqi protestat në Universitetin Columbia, duke thënë se burgosja e protestuesve është një hap tjetër në rrugën drejt autoritarizmit.

Sanders kritikoi arrestimin e Khalilit përmes një postimi që ai ndau në llogarinë e tij në rrjetin social X.

Z.president, ju nuk mund të arrestoni ose ndaloni në mënyrë të paligjshme askënd që është rezident i ligjshëm i SHBA-së për shkak të pikëpamjeve ose opinioneve të tyre politike“, deklaroi Sanders duke theksuar se burgosja e protestuesve është një hap tjetër në rrugën drejt autoritarizmit.

Studenti palestinez dhe aktivisti Mahmoud Khalil u arrestua pas udhëheqjes së protestave pro-palestineze në Universitetin Columbia në SHBA.

Avokatja e tij, Amy Greer deklaroi se megjithëse Khalili ishte në SHBA si “rezident i përhershëm me kartë të gjelbër” dhe se gruaja e tij ishte amerikane, ai u arrestua nga zyrtarët e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe iu anulua karta e tij e gjelbër.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në mesazhin që ndau në llogarinë e tij në X tha: “Ne do të anulojmë vizat ose kartat gjelbra të mbështetësve të Hamasit në SHBA. Në këtë mënyrë ata do të mund të deportohen“.

Një gjykatës në SHBA ka bllokuar përkohësisht deportimin e Mahmud Khalilit.

Exit mobile version