UBT News

Senatori amerikan: Kosova çdo herë u është përgjigjur thirrjeve të ShBA-së

Senatori amerikan, Gary Peters, tha se Kosova çdo herë ka treguar bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa herë që i është kërkuar.

Peters mori si shembull të bashkëpunimit sanksionet që i ka vënë Kosova ndaj Rusisë dhe strehimin e afganëve. Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, pati fjalë të mëdha edhe për qasjen e Qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe rritjen ekonomike.

“Senatori Murphy dhe unë e kemi filluar një vizitë një javore në rajon dhe nuk është koincidencë që po e fillojnë vizitën në Kosovë. Kjo aleancë është e qëndrueshme dhe fortë. Kur thirret ndihmë ShBA, atëherë thërret miqtë e saj, dhe Kosova çdo herë i ka dalë në ndihmë, sa herë që kemi kërkuar ndihmë për strehimin e miqve tanë afganë, Kosova çdo herë ka treguar gatishmëri”, deklaroi ai.

Exit mobile version