UBT News

Senatorët amerikanë paralajmërojnë Rusinë: Do të jeni në luftë me NATO-n nëse përdorni armë bërthamore në Ukrainë

Rusia do të jetë “në një luftë me NATO-n” nëse përdor një armë bërthamore në Ukrainë, është zotuar një senator amerikan.

Republikani Lindsey Graham lëshoi paralajmërimin së bashku me senatorin demokrat Richard Blumenthal në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ata po prezantojnë një rezolutë në kongres, tha Graham, që thotë se nëse Rusia, Bjellorusia ose një përfaqësues rus shpërthen një pajisje bërthamore brenda Ukrainës për të ndaluar kundërsulmin ose për të tentuar të thyejnë vullnetin e popullit ukrainas “një sulm i tillë duhet të konsiderohet si një sulm ndaj vetë NATO-s”.

Një shpërthim i tillë do të rrezatonte pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë aleatët e Amerikës në NATO, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version