Senati amerikan nuk e ka miratuar David Kostelancikun si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Presidenti Biden e emëroi Kostalanic si ambasador i SHBA në Tiranë në janar të vitit 2023, por senati i ka kërkuar këtij të fundit që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.
David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon.
Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë.
Nëse senati do t’i jepte dritën jeshile, për David Kostelançik kjo do të ishte hera e dytë për të punuar si diplomat në Shqipëri.
Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.
Zgjedhja e një diplomati ekspert të çështjeve ruse nga DASH si ambasador në Tiranë nuk është e rastësishme. Vjen në një kohë kur tentativat e Rusisë për destabilizuar rajonin e Ballkanit janë prezente.
Përmes sjelljes në rajon të një eksperti për çështjet e Rusisë, DASH realizon atë që nuk mundi të bëjë me dërgimin në Shqipëri të nominuarës për ambasadore Kathleen Ann Kavalec.
Ajo u bllokua në senat në vitin 2019 përmes një lobimi i cili më pas u identifikua se kishte ardhur përmes pagesave të një kompanie lobuese, nga Partia Demokratike. Vendin e Kathleen Ann Kavalec e zuri Ambasadorja Yuri Kim.