UBT News

Sëmundjet që shfaqen në organizëm kur pini shumë ujë

Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë shishe ujë me vete kudo që shkojnë dhe kjo është mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar.

Uji ndihmon të transportojmë lëndët ushqyese të trupit, të krijojmë pështymë, të ruajmë temperaturën e trupit dhe shumë më shumë se kaq.

Sidoqoftë, pirja e tepërt (më shumë se një litër në orë) mund të krijojë probleme shëndetësore, shkruan “Bright Side”.

Ja efektet negative që mund të ketë ai:

Enjtje e këmbëve dhe duarve

Kur pini një sasi të madhe uji, ai së bashku me ushqimin e kripur shkakton edemën. Kjo ndodh kur nivelet e natriumit në trupin tonë janë shumë të larta dhe uji i pijshëm mund të shkaktojë ënjtje. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me duart.

Në fazat e mëvonshme, edema shkakton një mosfunksionim në sistemin nervor qendror.

Ju krijohen ngërçe në muskuj

Që muskujt dhe rrahjet e zemrës të funksionojnë normalisht na duhen elektrolite. Uji i tepërt ul numrin e elektroliteve në trupin tonë. Kur këto nivele janë të ulëta, mund të përjetojmë ngërçe të muskujve.

Dhimbje koke dhe përgjumje

Një nga shenjat më të zakonshme që mund të përjetoni nëse pini më shumë ujë seç keni nevojë, është dhimbje koke. Mund të ndiheni të hutuar dhe të çorientuar. Disa simptoma më serioze mund të jenë shikimi i dyfishtë, vështirësi në frymëmarrje, rritje e presionit të gjakut dhe përgjumje.

Exit mobile version