UBT News

Seminari SHAPE: Qasjet e reja për promovimin e plakjes së shëndetshme në Evropën Juglindore

Në kuadër të Projektit Evropian SHAPE, si pjesë e WP5, u organizua seminari i parë me titull “Grupmoshat – Të rritur të shëndetshëm, rritja dhe zhvillimi, plakja dhe të moshuarit.” Ligjërues në këtë seminar ishin profesorët Robert Csapo dhe Barbara Wessner nga Universiteti i Vjenës, Austri.

Profesori Robert Csapo në prezantimin e tij ofroi një pasqyrë të gjerë lidhur me trendet e aktivitetit fizik, fitnesit dhe lidhjen me shëndetin tek fëmijët. Gjithashtu, në ligjëratën e tij, prof. Csapo sugjeroi praktika të mira dhe alternativa për rritjen e nivelit të aktivitetit fizik tek fëmijët.

Prezantimi i profesoreshës Barbara Wessner u përqendrua në rolin e ushtrimeve në plakjen e shëndetshme. Ajo filloi duke ofruar një perspektivë mbi jetëgjatësinë në vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkan, dhe pastaj foli për ndryshimet fiziologjike që ndodhin gjatë plakjes si dhe rëndësinë e ushtrimeve për personat e moshuar.

Seminari u mbyll me diskutime të frytshme nga pjesëmarrësit, të cilët ishin të pranishëm fizikisht dhe online, duke nxjerrë përfundime që do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës në shtetet pjesëmarrëse të rajonit në projektin SHAPE.

Exit mobile version