UBT News

​Selmanaj: Të dhënat e Raportit të Progresit shqetësuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj konsideron se të dhënat e raportit të Progresit për Kosovën janë shqetësuese.

Sipas tij raporti flet për cetralizim tek pushteti ekzekutiv pothuajse të të gjitha temave dhe çështjeve.

Të dhënat që janë aty janë më shumë se shqetësuese dhe njëra nga ato që përmendet më shumë dhe që në raportet e kaluara nuk ka qenë është cetralizim tek pushteti ekzekutiv pothuajse të të gjitha temave dhe çështjeve, po ashtu edhe tek reforma në gjyqësor dhe çka është më e dëmshme tek cenimi i lirisë së shprehjes”, tha ai.

Tutje, deputeti i LDK-së, u shpreh se me qeverisjen Kurti,Kosova të vetmën rrugë që e ka zgjedhur është izolimi, autoritarizmi dhe përpjekja për fundin e demokracisë.

Nëse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit fliste për kërcënim serioz në qeveri, ndërkohë që Komisioni Evropian flet për centralizim të pushtetit atëherë kjo përkthehet se Kosova të vetmen rrugë që e ka zgjedhur dhe kjo qeveri është izolimi, autoritarizmi dhe përpjekja për fundin e demokracisë dhe kjo normalisht që nuk do të lejohet …dhe kjo politikë qeverisje e cila ka qenë për katër vite do të marr fund më 9 shkurt”, tha ai.

Për deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj raporti për vendin flet se Kuvendi i Kosovës ka hasur vështirësi në arritjen e kuorumit për vendimmarrje gjë që ka vonuar legjislacionin.

“Tek institucionet demokratike, kur flet për Kuvendin thotë se Kuvendi ka hasur vështirësi në arritjen e kuorumit për vendimmarrje gjë që ka vonuar legjislacionin dhe funksione të tjera kyçe, mosmarrëveshjet politike, mungesa e bashkëpunimit me opozitën kanë penguar progresin dhe refomat e lidhura me BE, niveli i lartë i vendimmarrjes të centralizuara në ekzekutiv ka dëmtuar përfshirjen demokratike dhe rolin e ministrive përkatëse duke kufizuar shumëllojshmërinë e perspektivave politike në vendimet kyçe”, theksoi ai.

Derisa, goditje më të madhe të raportit të progresit e sheh aspektin që ky raport flet për lirinë e shprehjes dhe ndikimin shqetësues të qeverisë.

Kur flet për sundimin e ligjit dhe vështirësitë në gjyqësor reforma në gjyqësor është penguar nga ndryshimet legjislative të nxituara dhe pa konsultime të plota madje shkon edhe më larg ku thotë se nuk janë marr parasysh fare rekomandimet e komisionit të Venecias edhe në rastet konkrete siç ishte me ligjin për KPK. Tek liria e shprehjes që kemi marr goditjen më të madhe që ndonjë herë e kemi pas thotë se Kosova edhe pse ka një mjedis pluralist ndikimi i qeverisë mbetet shqetësues”, tha ai.

Exit mobile version