UBT News

Selmanaj: Shqetësuese vërejtjet e Zyrës së BE-së, do t’i drejtohemi sërish Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se arsyeja e lëshimit të seancës plenare, është gatishmëria e mazhorancës që t’i votojë projektligjet që janë në shpërputhje me agjendën shtetërore në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për media, Selamanaj ka thënë se shumica parlamentare nuk po i merr në konsideratë propozimet e BE-së.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një agjende e cila duket që është e shumicës parlamentare që të votoj ligjin në shpërputhje me agjendën shtetërore drejt rrugës për në BE. Kishin në agjendë tri projektligje të rëndësishme. Kemi një përpjekjeje nga viti 2021 nga mazhoranca që t’i kap këto tri segmente në Kosovë. Kjo shumicë parlamentare nuk po i merr fare ne konsideratë raportet e Komisionit të Venecias”, ka thënë Selmanaj.

“Sjellja e shumicës parlamentare duke votuar kundër rekomandimit të BE-së e kundër propozimit tonë, tregon definitivisht përpjekjeje për kapje të qartë. Në cilat pjesë vlerësojmë bashkë me BE, se këto ligje cenojnë rënd sistemin në vend”, u shpreh tutje Selmanaj.

“Për ne si LDK është shumë shqetësuese se zyra e BE-së na ka thënë qartë se nëse vërejtjet e tyre nuk adresohen, atëherë raporti ndërkombëtar do jetë ndryshe, dhe këta synojnë të votojnë projektligje që janë kundër standardëve të BE-së. Ne detyrohemi të dërgojmë përsëri në Gjykatën Kushtetuese, pasi këta e kanë zgjedhur rrugën qe edhe mund të mos e dine e që është rruga me e keqe e Kosovës”.

Exit mobile version