UBT News

Selmanaj: Po u vjen fundi dembelëve e të korruptuarave, vizat do të hiqen

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj bashkë me ministrin e Drejtësisë, kanë prezantuar raportin e grupit punues për procesin e vettingut. Selmanaj tha se janë munduar që si Qeveri të përshtatin një modalitet të duhur.

“Po kurorëzojmë një punë të shkëlqyer që ka bërë grupi punues. Ky dokument ka pasur të përfshirë një numër të madh të sistemit të drejtësisë dhe tash e kemi një dokument shumë përmbajtjesor. Ne si Qeveri jemi munduar shumë dhe tash na mbetet që të vendosim për një nga modalitetet që janë të përshtatshme për Kosovën”, deklaroi Selmanaj.

Ai po ashtu tha se me këtë proces po iu vjen fundi dembelëve dhe të korruptuarve në sistemin e drejtësisë. Madje ai tha se edhe liberalizimi i vizave do të ndodhë pas këtij procesi, raporton EO.

“Po i vjen fundi dembelëve brenda sistemit të drejtësisë, të korruptuarve që deri tash kanë pasur qasje të papërgjegjshme. Organet e drejtësisë deri tash nuk kanë arritur që të bindin popullin. Dhe ne besojmë që do të kemi vlerësim pozitiv nga mekanizmat ndërkombëtar dhe vizat do të hiqen shumë shpejt”, deklaroi Selmanaj më tej, raporton EO.

Exit mobile version