Në seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua për personat me nevoja të veçanta, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka reaguar pas pjesëmarrjes së tij në seancë, duke e quajtur ‘të pafytyrë’.
“Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit. Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews