UBT News

Selimi: Ministria e Drejtësisë do t’iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, u takua sot me sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së.

Selimi u zotua se MD-ja do t’iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë.

“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi.”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version