Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim delegacionin e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimin Çnjerëzor ose Poshtërues, prirë nga Kryetari Mykola Gnatovsky.
Në takim me ta, Selimi u informua mbi të gjeturat kryesore të CPT-së gjatë vizitës në institucionet korrektuese të Kosovës.
“Kosova ka dëshmuar angazhim të qëndrueshëm për të parandaluar këto praktika në të gjitha rrethanat dhe ka të përfshira të gjitha standardet në legjislacionin e saj. Mbetemi të përkushtuar, që të sigurojmë kushte, trajtim njerëzor dhe të dinjitetshëm për personat që bien ndesh me ligjin, konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.”, deklaroi Selimi mes tjerash./UBTNews