Rexhep Selimi nga VV ka akuzuar qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me COVID-19. Selimi e ka quajtur qeveri ‘Koti’, që sipas tij s’ka të bëjë me mbiemër, por siç u shpreh ai ka të bëjë me veprime.
Selimi i ka thënë kryeministrit Hoti se vetëm një shërbim ia bën Kosovës, duke dhënë dorëheqje.
“Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme, por edhe të pashmangshme. Jep dorëheqje Avdullah, kthejau qyetetarëve atë që ua more padrejtësisht, vendimmarrjen. Atje pret një mocion që i ftoj deputetët që ta nënshkruajnë dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të reja.”, deklaroi Selimi./UBTNews