UBT News

Selimi: Janë shtuar masat e pezullimit për keqpërdorim të punës nga zyrtarët ligjorë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se ministria që ai drejton i ka kushtuar kujdes të veçantë sfidave mbi korrupsionin. Ai tha se janë shtuar masat për pezullimin e keqpërdorimit të punës të zyrtarëve ligjorë.

Këto komente ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku po diskutohet së bashku me përfaqësues tjerë nga sistemi i drejtësisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020.

“Ministria e Drejtësisë është duke mbajtur vazhdimisht takime dhe vlen të ceket që janë shtuar masa për pezullimin e keqpërdorimit te punës të zyrtarëve ligjorë”, u shpreh Selimi

Mes tjerash ai tha që procesi mbi sundimin e ligjit është në përfundim.

“Procesi mbi sundimin e ligjit është në proces të përfundimit, jemi në konsultime shtesë bashkë me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe besojmë që shumë shpejtë rezultati do të shihet”, tha ministri Selimi.

Ai po ashtu përmendi edhe projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj që kanë për qëllim rregullimin e të drejtës pronësore për të huajt duke përcaktuar me ligj, mbrojtjen dhe strehimin e tyre.

Exit mobile version