UBT News

Selimi: Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është deklaruar i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës së Speciales.

“Kam pasur kohë ta shoh aktakuzën dhe ta analizojë. Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, Selimi u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

“Aktakuza e rëndë, voluminoze, e pasaktë dhe e padrejtë ndaj meje, por edhe ndaj luftës së popullit tim. Ky proces do ta deshmojë se ne ishim popull i shtypur që luftuam për liri. Lufta ishte e drejtë dhe e pastër, kjo luftë do të jetë e tillë edhe pas këtij procesi”, deklaroi ai në Hagë./UBTNews

Exit mobile version