Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi u takua sot me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën diskutuan për çështje të cilat lidhen me reformën në drejtësi.
Selimi i ka bërë të ditur ambasadores Butel se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.
“Përmes ambasadores franceze i kam bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë së Francës dhe një grupi të ekspertëve të fushës së drejtësisë, që të vizitojnë Kosovën, me qëllim që të njihen nga afër me progresin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, por edhe për sfidat të cilat do të mund t’i adresonim së bashku. Gjithashtu ambasadores Butel ia kam bërë të ditur që Kosova e meriton liberalizimin e vizave, jo vetëm për shkak të përmbushjes së të gjitha kritereve, por edhe sepse Kosova është e pakompromis në konsolidimin e sistemit të saj të drejtësisë.”, shkroi Selimi në Facebook./UBTNews