Tesla ka njoftuar se selia e kompanisë së saj do të zhvendoset nga Kalifornia në Teksas. Shefi ekzekutiv, Elon Musk konfirmoi lajmin në takimin vjetor të aksionarëve të prodhuesit të makinave elektrike në Austin.
Musk ra dakord me politikanët lokalë në qarkun Alameda të Kalifornisë, ku ishte lokacioni i selisë kryesore të Tesla-s. Ai iu dha disa arsye për t’u zhvendosur nga aty, duke u thënë aksionarëve se kompania në Fremont ishte “e bllokuar”.
Kalifornia ishte gjithashtu një vend i vështirë për punonjësit e tij për të gjetur strehim të përballueshëm, u tha ai aksionarëve.
Sipërmarrësi miliarder i teknologjisë kishte raporte të paqëndrueshme me Kaliforninë. Në maj, Musk pati një grindje të profilit të lartë me politikanët vendas në Kaliforni pasi u urdhërua të mbante mbyllur uzinën e Tesla në Fremont./UBTNews