UBT News

Selena Gomez – pronare e restorantit që mban rekordin Guinness të ëmbëlsirave më të shtrenjta në botë

Në Serendipity III, ëmbëlsira më e shtrenjtë është akullorja The Frrrozen Haute Chocolate e cila kushton 12,000 dollarë, dhe ishte shtuar në menunë e restorantit në nëntor 2007.

The Frrrozen Haute Chocolate

Për përgaditjen e saj përdoret një përzierje e shkëlqyeshme e 28 kakaove, përfshirë 14 prej të cilave janë më të shtrenjtat në botë. Ajo është zbukuruar me 5 gramë ari të ngrënshëm, dhe shërbehet në një gotë të veshur me ari të ngrënshëm.

Ekziston edhe një linjë restorantesh në Harajuku, në Tokio, Japoni. Në shkurt të vitit 2019 ata lëshuan një varg prej 8 aromash të akullores në 19 vende në të gjithë vendin.

Selena Gomez e cila është këngëtare, aktore dhe producente është gjithashtu pronare e Serendipity III. Ajo zotëron një pjesë në markën akullore ikonike NYC – dhe ajo gjithashtu ka edhe shijen e saj të akullores.

(Përktheu dhe përshtati UBT News)

Exit mobile version