UBT News

Selena Gomez për përballjen me kritikat për peshën: Një dhimbje e papritur

Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, ka folur për mënyrën se si ka qenë shënjestër e fyerjeve për vite me radhë për shkak të peshës së saj, gjë që e ka bërë të ndihet e pasigurt.

“Kam pasur shumë probleme me peshën në jetën time dhe është diçka për të cilën jam shumë e ndjeshme”, tha ajo në një intervistë për revistën Allure.

Ajo shtoi se i lufton këto pasiguri me terapinë dialektike të sjelljes , një terapi e krijuar për njerëzit që përjetojnë emocione intensive.

“Më lëndoi shumë personi që më tha se isha e shëndoshë. Pse më lind ky emocion?”, tha ajo.

Ajo tha se terapistët u ofrojnë pacientëve karta me emocione të ndryshme të shkruara e pyetje për t’i ndihmuar t’i kuptojnë ato.

“Patjetër që duhet të jesh i gatshëm të punosh për këtë, dhe kjo mund të jetë e ndërlikuar”, theksoi tutje.

Gomez u diagnostikua me lupus më 2014, pas së cilës i’u nënshtrua një transplanti veshke dhe kimioterapie.

Pesë vjet më parë, njoftoi se vuante nga çrregullimi bipolar, lufton me depresionin dhe ankthin, për të cilat flet hapur dhe në këtë mënyrë ngre ndërgjegjësimin e publikut se këto gjendje nuk duhet të jenë kurrë një temë tabu.

Exit mobile version