Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq është i vetëdijshëm për interesimin e madh për ndeshjen ndaj Shqipërisë, që zhvillohet të shtunën në Tiranë.
“Dy milionë. Dy milionë të interesuar më kanë thënë se janë të interesuar, po t’i zinte stadiumi”, tha Stojkoviq në konferencën që është duke u mbajtur ende.
Ai nuk pret të ketë telashe në Tiranë. Ka përmendur “miqtë e futbollit” me të cilët e organizojnë së bashku Evropianin U21 në vitin 2027.
Stojkoviqi pret atmosferë të zjarrtë në tribuna, por ka thënë se ndeshja vendoset në fushë.