UBT News

Selakoviq: Sllovakia me qëndrim të pandryshueshëm për Kosovën, mbështet dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq u takua në Bratislavë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

Pas takimit, ministri serb tha se Sllovakia vazhdon t’i ofrojë mbështetje Serbisë sa i përket çështjes së mosnjohjes së Kosovës, raporton Tanjug.

Ai gjithashtu tha se Sllovakia mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Sipas kryediplomatit serb, ky vend njëherësh “i jep mbështetje të qartë përpjekjeve të Serbisë për të arritur qëllimin e saj strategjik, që është anëtarësimi në BE”.

Exit mobile version