UBT News

Sekuestrohet pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë në Junik

Sipas Policisë së Kosovës, një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Policia, përmes Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Stacionin Policor në Junik, ka zbatuar më 28 gusht një urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Pejë për kontroll të një shtëpie në rrugën “Lush Musa” në Junik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm.

Policia ka sekuestruar gjithashtu katër thika, një boks metalik, një sprej dhe një set pajisjesh për pastrimin e armës.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Exit mobile version