Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 22:30 ka ndaluar një veturë BMW me targa të huaja në Milloshevë, me ç’rast ka sekuestruar një revole me municion.
“Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me çrast nën ulësen e vozitësit ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë: Një revole të tipit ZASTAVA, kalibër 9 mm, tetë copë fishekë, kalibër 9 mm, një karikator, si dhe një shkop druri”, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari, H.A, 28-vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
“Personat e tjerë që ishin prezent në veturë janë intervistuar në cilësinë e rekomanduar nga prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews