Policia e Kosovës sot rreth orës 03:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona.
Pas kontrollimit të detajuar, PK-ja ka sekuestruar një revole të tipit EKOL dhe tre fishekë.
“I dyshuari (pasagjer në veturën e sipërshënuar)-F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, njoftoi PK-ja./UBTNews