UBT News

Sekuestrohet një armë zjarri me municion

policia e Kosovës ka sekuestruar një armë dhe municion gjatë një kontrolli që i ka bërë një veture të enjten rreth orës 20:30 në dalje të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci deklaroi për UBTNews, se është shoqëruar në Polici një 29-vjeçar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje rreth orës 20:30, në dalje të Prishtinës, ka ndaluar veturën Golf me targë Kosove. Marrë parasysh vendin si dhe rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: • Një revole të tipit COLT, • Shtatë copë fishek, kalibër 45 mm, si dhe, • Një këllëf revoleje. I dyshuari;  K. D, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version