Policia në Vushtrri ka shoqëruar 53-vjeçarin me inicialet B.Xh., për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe përdorim të armës. Si provë materiale është konfiskuar një armë e gjatë A47 dhe katër fishekë.
Deri tek arrestimi ka ardhur pasi policia mori një lajmërim për të shtëna me armë në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Vushtrri.
Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku në vendngjarje janë gjetur dy fishekë të pa shkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit kalibër.
Pas disa veprimeve hetimore policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar, të cilin edhe e ka arrestuar.
I dyshuari B.Xh. pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.