Janë sekuestruar tri armë zjarri dhe janë arrestuar katër persona në Podujevë dhe Fushë Kosovë.
Rasti në Podujevë ka ndodhur në një lokal ku është arrestuar një person i dyshuar për kanosje. Po ashtu në të njëjtin lokal është sekuestruar edhe një armë tjetër dhe është arratisur i dyshuari.
Ndërkaq për rastin në Fushë Kosovë janë arrestuar tre persona dhe janë sekuestruar një armë zjarri Ak-47, 3 karikatorë dhe 2 fishekë. Këtë e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.