Katër persona janë arrestuar sot në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës, ndërsa janë sekuestruar tri armë zjarri.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
“Sot në një lokal në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nga njësite të stacionit policor, pas një mosmarrëveshje dhe ekspozimit të armëve, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator.”, ka informuar PK.
Po ashtu, në të njëtin lokal, është sekuestruar edhe një armë e tipit TT me një karikatorë dhe gjashtë fishekë, përderisa dyshuari (i identifikuar nga ana e policisë), ndodhet në arrati.
Ndërsa, rasti i dytë i cilësuar si kanosje ka ndodhur me datën 3 janar 2023, në fshatin Miradi e ulët – Fushë Kosovë, ku sot janë arrestuar tre persona.
“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe objekte përcjellëse, ku policia ka arrestuar tre personat e dyshuar dhe ka sekuestruar: -një armë zjarri Ak-47, -3 karikatorë, -2 fishekë etj.”, ka informuar Policia.
Personat e arrestuar në të dyja rastet me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.