UBT News

Sekuestrohen narkotikë dhe pajisje për paketim në Suharekë, arrestohen dy persona

Policia ka ndaluar një veturë në Suharekë, ku gjatë kontrollit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për përpunimin dhe paketimin e tyre.

Rasti është regjistruar më 3 tetor 2026. Në veturë ndodheshin tre persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 25.86 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 0.83 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy peshore për matjen e substancave narkotike, një grinder për bluarjen e marihuanës, një brisk dhe 63 qese të vogla, të cilat dyshohet se shërbenin për paketimin e narkotikëve.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe tre telefona celularë dhe një shumë parash të gatshme.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

D.L

Exit mobile version