Një grua ka raportuar në polici se kanë pranuar monedha të metalta nga 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Sipas policisë rasti ka ndodhur më 30 janar në Ferizaj.
“Ferizaj 30.01.2024-08:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë pranuar monedha të metalta nga 2€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.