UBT News

Sekuestrohen monedha nga dy euro false në Graçanicë e Fushë-Kosovë

Dy zyrtare të një banke komerciale në Preoc të Graqanicës kanë raportuar se kohët e fundit nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsej 3 mijë e 295 nga 2 euro në vlerë 6590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

“Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Po ashtu edhe në Fushë-Kosovë një zyrtare e një banke komerciale ka raportuar se klientë të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Te-Rrethi, Fushë-Kosovë 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Exit mobile version