UBT News

Sekuestrohen mbi 400 gramë marihuanë, armë dhe 9 mijë euro në Kaçanik

Një aksion policor i zhvilluar në Kaçanik ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancës narkotike, armëve të zjarrit, municionit dhe parave të gatshme.

Sipas Policisë, më 6 korrik 2026, rreth orës 17:40, në rrugën “Skënderbeu” në Kaçanik, gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e një burri, janë gjetur dhe konfiskuar 401.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu, gjatë bastisjes janë sekuestruar një armë zjarri e tipit AK-47, pesë karikatorë me 109 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 29 fishekë, si dhe 9,050 euro para të gatshme.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Sipas raportit policor, nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

D.L

Exit mobile version