Gjatë fundjavës policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka gjetur dhe ka sekuestruar dy armë zjarri. Lidhur me rastin PK-ja ka arrestuar disa persona, por që numri i saktë i të arrestuarve nuk është bërë i ditur.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews/