Janë sekuestruar dy armë dhe është inicuar një rast, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armëve” në Malishevë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Malishevë, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Tërpezë-Malishevë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie.
‘Malishevë, 8 nëntor 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Tërpezë-Malishevë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.