UBT News

Sekuestrohen dy armë në Barilevë të Prishtinës

Në fshatin Barilevë të Prishtinës janë sekuestruar dy armë. Policia e Kosovës njofton se personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Barilevë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar : -një revole (tipi zoraki) dhe -një thikë. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews

Exit mobile version