UBT News

Sekuestrohen disa armë zjarri në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: Dy revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65 mm, një revole të tipit SIG SAUER, e kalibrit 9 mm, një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm, një revole të tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, si dhe nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version