UBT News

Sekuestrohen armë në Mitrovicë

Në 24 orët e fundit, në tri raste të ndara, njësitet policore në jug të Mitrovicës, kanë sekuestruar tri armë.

Sipas policisë, në rastin e parë sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq, në kohën kur një Njësi e Reagimit të Shpejtë në një pikë kontrolli, ka ndaluar të dyshuarin për kontrolle rutinë, me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar në automjetin që e drejtonte i dyshuari F.M., 36 vjeçar është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e tipit ‘skorpion’, një karikator dhe 14 fishek.

“Në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar, dje me datën 26 gusht 2021, rreth orës 21:00, në rrugën “Gjon Belushi” ku nga njësia e DHTN gjatë intervistimit i dyshuari A.K.,51 vjeçar ka pranuar që posedon një pistoletën. Ku njësia policore e Stacionit Policor Jug- Mitrovicë, si provë materiale ka sekuestruar një pistoletë e llojit “TT’ dhe një karikator të zbrazet. Ndërsa në rastin e tretë, sekuestrimi i armës është realizuar dje me datën 26 gusht 2021, rreth orës 23:10, në rrugën “Shala e Bajgores ” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.B., 37 vjeçar, është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë “ Ekol tuna” dhe një karikator, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Lidhur me rastet janë arrestuar të dyshuarit në fjalë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë hapur rastet për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftim. 

Exit mobile version