UBT News

Sekuestrohen armë dhe municion në Podujevë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në rajonin e Podujevës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për trafikim me armë. Më pas policia ka kryer kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ. Kështu, sot më 13.10.2022, në rajonin e Podujevës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me armë. Njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve. Në asistencë të realizimit të këtij plani operativ kanë marrë pjesë edhe Njësia Speciale Operative dhe K9 (Njësia me qen). Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë. Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Exit mobile version