UBT News

Sekuestrohen ar dhe argjend i padeklaruar në Prizren

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prizren janë zhvilluar kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, nën dyshimin për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe shmangie nga tatimi lidhur me shitjen e arit.

Në koordinim me prokurorin, gjatë kontrolleve janë identifikuar katër të dyshuar (një femër dhe tre meshkuj shtetas të Kosovës), tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar ari i padeklaruar me peshë rreth 3,775.33 gram, argjend i padeklaruar me peshë rreth 4,204.98 gram, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version